Javë vendimtare për Hysajn, Roma mbetet pista më konkrete

A do të jetë java vendimtare për të ardhmen e Elseid Hysaj? Me shumë mundësi po. Mbrojtësi i skuadrës së Napolit vlerësohet në merkato me shifrën e 20 milionë eurove, por deri më tani asnjë prej ekipeve të interesuara nuk janë shprehur të gatshme për ta paguar.

Futbollisti shkodran, i cili u transferua nga Empoli te Napoli në vitin 2017, nuk është në planet e trajnerit Ancelotti për sezonin e ri. Me merkaton angleze të mbyllur, dy pistat e vetme për momentin janë Atletico Madrid (pak e interesuar) dhe Roma, që është pista më e mundshme.

Raportet shumë të mira mes agjentit Mario Giuffredi dhe klubit verdhekuq, mund të bëjnë që transferimi të mbyllet shumë shpejt. Hysaj kërkon që e ardhmja e tij që qartësohet këtë javë, pasi më 24 gusht starton kampionati. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?