Jo në “Air Albania”, Tirana luan sfidën e parë në Europë në Elbasan

Tirana do të luajë më datë 13 korrik përballjen e parë të kualifikuesve të Conference League përballë Dinamo Batumi. Sfida e parë do të luhet në Shqipëri në fushën e bardhebluve, por jo në stadiumin “Air Albania”.

Tirana do ta luajë ndeshjen ndaj skuadrës gjeorgjiane në stadiumin “Elbasan Arena”. Nga faqja zyrtare e klubit kryeqytetas ende nuk është bërë zyrtare për stadiumin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë UEFA në faqen e saj zyrtare ku konfirmon se takimi i parë do të luhet në “Elbasan Arena”. Sfida e kthimit do të luhet më datë 20 korrik në “Batumi Stadium”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?