Jo vetëm afrime, Milani bën gati listën me 5 largime në merkato
Milani po punon edhe në merkaton në dalje për të zvogëluar organikën në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli.
“Corriere dello Sport” raporton se 5 lojtarët që nuk janë grumbulluar nga klubi kuqezi për turneun që do të zhvillohet në Amerikë, mes të cilëve sulmuesit Ante Rebic dhe Divock Origi, që në ditët e fundit kanë refuzuar propozimet e ardhura nga Turqia.
Fodè Ballo-Touré, Marko Lazetic dhe Mattia Caldara janë tre emrat e tjerë që nuk ishin në listën e të grumbulluarve për këtë turne veror.
Për Lazetic dhe Caldara po priten oferta zyrtare, ndërsa Ballo-Touré është shumë pranë transferimit te Bologna.
KOHA JONË SONDAZH

