Jo vetëm Federata, UEFA përgatit një dënim për Juventusin
Dje në mbrëmje Juventusi mori dënimin prej 10 pikësh për shkak të fitimeve kapitale. “La Gazzetta dello Sport” raporton së fundmi se UEFA vazhdon të kryejë hetimet e saj dhe dënimi pritet në qershor.
Me anti-sportivitetin e hapur të drejtuesve, ekziston një nen i rregullores evropiane që lejon ndalimin e aksesit në garat kontinentale. Për më tepër, dënimet për shkeljet e Fair Play Financiar mund të çojnë gjithashtu në përjashtim.
Të imagjinosh një Juventus jashtë kupave për vitin e ardhshëm nuk është e vështirë, nënvizoi e përditshmja italiane. Bardhezinjtë mund të kualifikohen për një nga kompeticionet europiane për të shlyer dënimin.
KOHA JONË SONDAZH

