Jo vetëm ndaj Turqisë, ja 7 rastet kur Shqipëria është dorëzuar në “frymën e fundit”
Humbja e fundit ndaj Turqisë, la një shije të hidhur të kombëtarja jonë, duke na kthyer shumë vite pas. Kuqezinjtë në fakt në shumë raste janë detyruar që ta nxjerrin topin në rrjetë vetëm në minutat shtesë.
Një problem që duket se u korrigjua nga trajneri De Biasi disa vite më parë, por mbrëmjen e djeshme në Stamboll, kemi treguar se vijojmë të vuajmë presionin psikologjik në fundin e sfidave. Le të shohim disa nga rastet kur jemi dorëzuar vetëm në minutat e fundit të kohës së rregullt apo në shtesë.
11 tetor 1997 – Gjermani-Shqipëri 4-3 Bierhoff 90’

24 mars 2001 – Gjermani-Shqipëri 2-1 Klose 87’

7 qershor 2003 – Republika e Irlandës-Shqipëri 2-1 Aliaj (ag) 90’+2’

12 shtator 2007 – Shqipëri-Holandë 0-1 Van Nistelrooy 90’+1’
6 qershor 2009 – Shqipëri-Portugali 1-2 Bruno Alves 90’

7 nëntor 2015 – Shqipëri-Portugali 0-1 Miguel Veloso 90’+2’

15 qershor 2016 (Euro 2016) – Francë-Shqipëri 2-0 Griezmann 90’, Payet 90’+6’

KOHA JONË SONDAZH

