Jo vetëm Ronaldo, ja rekorde që duhen thyer në futboll
Të shënosh 700 gola në karrierë është një arritje e një fenomeni të vërtet, por për momentin kjo nuk mjafton për Cristiano Ronaldon, i cili kërkon të hyjë në histori. Pavarësisht arritjeve të jashtëzakonshme, ai nk është as në podin e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve. I treti është Gerd Muller me 729 gola të shënuar, ndërkohë që dy vendet e para mbahen nga Bican me 805 gola dhe Romario me 748 gola. Para portugezit qëndron edhe Ferenc Puskas me 709 realizime, por që duket se do të arrihet shumë shpejt. Por cilat janë disa nga rekordet më të mëdha në futboll, të cilat janë të vështira për t’i thyer.
Më shumë gola në të gjithë historinë: JOSEF BISCAN
Konsiderohet si futbollisti më i mirë në historinë e Çekosllovakisë. Cristiano Ronaldo shënoi kundër Ukrainës golin e tij të 701-të. Ai arriti Gerd Müller, ndërsa përpara ka vetëm katër golashënues: Puskas (709 gola), Romario (748), Pelé (779) dhe Biscan (805 gola). Nuk duhet harruar që pas tij vjen Leo Messi me 668 gola dhe me një ritëm jashtëzakonisht të lartë shënimi. Nuk është e thjeshtë, por të dy, portugezi dhe argjentinasi aspirojnë të arrijnë rekordin e austriakut Biscan.

Më shumë gola me kombëtaren: ALI DAEI (109 gola)
Cristiano Ronaldo ka shënuar 95 gola me Portugalinë, por kjo nuk e bën golashënuesin më të mirë në histori, pasi renditet 14 gola pas iranianit Ali Daei. Messi, me 68 gola, duket shumë larg nga kjo shifër rekord. Neymar, me 60 gola për Brazilin dhe 27 vite mbi supe, mund ta kërcënojë iranianin në planin afatgjatë.
![]()
Më shumë ndeshje me kombëtaren: AHMED HASSAN
Sergio Ramos, me 168 ndeshje të luajtura deri tani për Spanjën, është në “top 10”, por ka ende një grusht lojtarësh përpara. Objektivi tjetër i tij do të jetë arritja e Buffon, i cili kryeson futbollistët europianë me 176 ndeshje për Italinë. Egjiptiani Ahmed Hassan është lojtari me më shumë ndeshje për kombëtaren, 184 të tilla, të luajtura me Egjiptin. Ramos mund ta arrijë atë, edhe Cristiano Ronaldo, që ka për momentin 162 ndeshje me Portugalinë. Natyrisht, nuk do ta kenë të thjeshtë nga mosha.

Më shumë ndeshje: PETER SHILTON
Lojtari me më shumë ndeshje zyrtare është Peter Shilton, i cili luajti jo më pak se 1390 të tilla në mesin e të gjitha klubeve të tij dhe ekipit kombëtar anglez. Një tjetër portier, Rogerio Ceni, dhe mesfushori Xavi Hernández, e kompletojnë podiumin, përkatësisht me 1241 dhe 1140 ndeshje.

KOHA JONË SONDAZH

