Jo vetëm Skriniar, PSG kërkon të rrëmbejë në Seria A dhe dy yje të tjerë
PSG pritet të bëjë jo pak ndryshime në merkaton e verës. Emri i parë që pritet të afrohet është Milan Skriniar, me të cilin ka akord prej disa muajsh.
Parisienët nuk do të ndalen me sllovakun. Nga Milan, në fakt, mund të merret një nga futbollistët me të kërkuar dhe më të përfolur të muajve të fundit. Po flasim për portugezin Rafael Leao, futbollist që nuk ka rinovuar akoma me klubin kuqezi dhe mund të shitet për këtë arsye në verë.
Lojtari tjetër që ndiqet me kujdes është Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori serb, ashtu si Leao, është drejt skadencës së kontratës pas më pak se 12 muajve dhe nga ky këndvështrim presidenti Lotito do të provojë të përfitojë një shifër të madhe për shitjen e tij.
Seria A rrezikon të humbasë dy nga yjet e saj më të çmuar. Në Paris po përgatiten për revolucionin e radhës dhe pas Skriniar, objektivat e tjerë janë Leao dhe Milinkovic-Savic.
KOHA JONË SONDAZH

