Joao Felix dhe Bernardo Silva, Barcelona bën gati planet për merkaton

Barcelona ​​siç dihet tashmë, duhet të përballet me një situatë të komplikuar ekonomike . Në fakt, për të regjistruar lojtarë të rinj dhe në të njëjtën kohë për të respektuar Fair Play-in Financiar, klubi blaugrana duhet së pari të kryejë operacionet dalëse.

Pa likuiditetin e nevojshëm, as blerjet e reja nuk mund të regjistrohen. Për këtë arsye, drejtuesit e Blaugrana po studiojnë strategjitë e duhura për të arritur një nga dy objektivat kryesore të merakos që janë Bernardo Silva dhe Joao Felix.

Mundo Deportivo raportons e një zgjidhje është transferimi i Raphinha te Manchester City, pasi ai është në listën e dëshirave të trajnerit Guardiola. Sa i përket Joao Felix-it, ardhja e tij eventuale mund të konkretizohet vetëm nëse Ferran Torres do të pranojë transferimin te Atletico Madrid. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?