Jonuz: I kënaqur nga ekipi, me Bylisin s’duhet të humbasim

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz kërkon të mbajë larg euforinë pas fitores ndaj Laçit. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Bylis, timonieri nga Maqedonia e Veriut, nënvizoi se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim.

 

“Dua të jap një mesazh për lojtarët e mi. Ishte një fitore e mirë. Pas kësaj ndeshje, kemi disa probleme të vogla për të zgjidhur. Kemi bërë dy ditë stërvitje, dhe lojtarët janë mirë. Lojtarët e tjerë po punojnë normalisht. Dje e kemi pasur pushim dhe sot do vazhdojmë punën normalisht. E kam parë Bylisin, kemi marrë informacion për ta dhe kemi bërë analizë për ta. Është skuadër e mirë. Luajnë me të njëjtin sistem, kanë një trajner të mirë. Besoj se lojtarët e mi do japin maksimumin. Bylisi ka një mesfushë të mirë, si edhe lojtarë të mirë në sulm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo ndeshje do të jetë një eksperiencë e re për ne. Laçi ishte një ndeshje që mbaroi, tani kemi Bylisin. Jam i kënaqur me ekipin, dhe lojtarët po stërviten profesionalisht. Është opinioni i tij. Unë kam një mesazh për trajnerët shkodranë, që të vijnë e të mbështesin skuadrën. Ato janë trajnerë që jetojnë në Shkodër, dhe duhet ta mbështesin Vllazninë. Nuk ka rëndësi për mua se çfarë thotë një trajner apo një tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për ne do të jetë shumë e rëndësishme që të mos humbim. Fillimi i kampionatit është shumë i rëndësishëm. Pas ndeshjes me Tiranën do të kemi më shumë kohë të punojmë, do kemi 15 ditë pushim. Do bashkohet edhe Emerson me skuadrën”, deklaroi Jonuz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?