Jonuz para Tiranës: U kam thënë lojtarëve të luajnë futboll edhe nëse humbim 5-0

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, është dënuar dy ndeshje nga Disiplina e për rrjedhojë nuk do të jetë stol në derbin e Shqipërisë, ndaj Vllaznisë, që do të luhet pa tifozë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes ai shprehu besimin për një rezultat pozitiv.

 

“Duhet të bëjmë çdo gjë për ta kaluar këtë situatë ku jemi futur. Për mua është mëkat që do të luajmë pa tifozë. E njoh mirë Tiranën. Edhe ata kanë ndryshuar trajner dhe mënyrën e lojës. U kam kërkuar lojtarëve që të mos dekurajohen, por të luajnë edhe më fort. Kjo është krizë rezultatesh, por jo e gjendjes fizike të lojtarëve. Si skuadër luajmë më mirë jashtë, ndaj do të përpiqemi të marrim pikë edhe ndaj Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagim ndaj Tiranës? Në këtë situatë, përballja me Tiranën është një sfidë shumë e madhe për lojtarët e mi. Besoj se janë të gatshëm që, pas dy humbjeve të fundit, të reagojnë. Kërkoj prej tyre të japin gjithçka nga vetja. Nga ana tjetër, u dërgoj një mesazh tifozëve. Kur jemi në vështirësi, atëherë duhet të na përkrahni më tepër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Formacioni? Për ndeshjen e radhës kthehet Gurishta, Ramadani dhe Hygor. Kur të mungojnë kaq shumë lojtarë, është e vështirë për cilëndo skuadër. Tani e tutje do të vazhdojmë të përqendrohemi vetëm te ndeshjet. Nga sot nuk do të bëjmë asnjë koment ndaj vendimeve të federatës apo të arbitrave. Këto gjëra do t’ia lëmë personelit drejtues të klubit. shohim se cilët lojtarë do të luajnë titullarë ndaj Tiranës. Kemi disa prej tyre me dy apo tre kartonë të verdhë. Kampionati nuk përfundon pas ndeshjes me Tiranën, duhet t’i bëjmë disa llogari, ndaj mos më pyesni për formacionin e nesërm.

Kompleksi i inferioritetit? Duhet të gjejmë zgjidhje dhe ta heqim nga koka këtë lloj frike. Lojtarët nga Shkodra ta heqin nga vetja kompleksin e inferioritetit. Kam biseduar me lojtarët e mi. U kam thënë luani futboll, edhe nëse humbni 5-0. Vllaznia duhet të luajë si në ndeshjet e mëparshme dhe do të ketë sukses.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?