Jonuz: Vllaznia është gati, kam luajtur shumë derbi në karrierën time

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ka folur para mediave për klasiken, e cila do të luhet nesër, ndaj Tiranës. Ai është shprehur se skuadra e tij do të luajë për fitore dhe ka dhënë lajmin e mirë për Ramadanin.

 

“Për shkak se kam luajtur shumë derbi si trajner dhe futbollist, di se ka një rëndësi të madhe ky derbi i përjetshëm dhe një histori më e madhe e futbollit. Ka rëndësi se si do të përfundojë kjo ndeshje por shoh paralajmërimet në media dhe gazeta. Kjo ndeshje është diçka e mirë për futbollin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Na jep motiv më të madh për t’u përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Dua të theksoj se futbollistët e mi do të jenë të gatshëm pasi disa kanë luajtur dhe e kanë përvojën. Vetë situata ku ndodhemi me 4 pikë, na jep të drejtë të jepi optimistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kush nuk do që në fund të gëzohet? Do të ishte e shkëlqyeshme dhe një zinxhir prej 3 ndeshjesh me 7 pikë do të ishte diçka shumë e mirë, start i mirë. Skuadra është gati dhe e motivuar dhe i gëzohem një momenti tjetër sepse së bashku me ne do të jetë edhe Ramadani.

Normalisht që është me rëndësi për ne dhe nga momenti i parë do të ketë pjesën e tij në skuadër. Ka kaluar disa muaj me dëmtim dhe tani është shumë mirë. Kjo është mundësi e mirë për ne pasi në mesfushë kemi zgjedhje më të mira.

Mbrojtës? Mendoj se është drejt fundit procedura dhe deri në fund do të jetë pjesë e Vllaznisë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?