FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sampaoli shkarkohet nga detyra e trajnerit të Argjentinës

Zhvillime të reja nga Argjentina për të ardhmen e kombëtares. Jorge Sampaoli nuk do të jetë më trajner i “Albicelestëve” edhe pse u konfirmua para disa ditësh. Pas një takimi të presidentit të Federatës Argjentinase të Futbollit, me teknikun Sampaoli, është arritur marrëveshja për ndërprerjen e marrëveshjes, kundrejt një dëmshpërblimi prej dy milionë eurosh.

Lajmi është konfirmuar nga media të ndryshme në Argjentinë, ndërsa tashmë ka mbetur vetëm komunikata zyrtare e Federatës, që pritet të shpërndahet sot për mediat.

Jorge Sampaoli drejtoi Argjentinën në botërorin “Rus 2018”, ku skuadra u eliminua që në fazën e 1/8-ave, duke zhgënjyer totalisht. Tekniku përfundoi në qendër të kritikave, jo vetëm për listën prej 23 lojtarësh që mori në Rusi, por edhe për zgjedhjet e dyshimta në formacion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?