FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juve rikuperon Ronaldon për Parmën, ja 3 dilemat e vetme të Sarrit

Juventusi dje njoftoi se Cristiano Ronaldo do të mungonte në ndeshjen miqësore të Villar Perosa-s për një lodhje muskulore në këmbën e majtë. Një lajm që shqetësoi së tepërmi tifozët, por ylli portugez do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të kampionat. CR7 do të mungojë edhe në provën gjenerale ndaj Triestinës, të shtunën në mbrëmje, ndërkohë që në Tardini do të jetë rregullisht në fushë për Maurizio Sarrin.

 

Ish-trajneri i Napolit do të testojë formacionin që pritet të hedhë në fushë për ndeshjen e parë. Sipas “Gazzetta dello Sport”, për momentin strategu toskan ka tre dyshime. Do të ketë një fanellë titullar për një mes Bonuccit dhe De Ligt, ndërkohë që edhe në mesfushë ka balotazh mes Emre Can dhe Khedira-s. E njëjta situatë duket se është edhe në sulm, pasi Higuain dhe Dybala duhet të bindin trajnerin se njëri prej tyre e meriton të jetë në fushë nga minuta e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacioni që pritet ndaj Parmës: Szczesny, Danilo, De Ligt (Bonucci), Chiellini, Alex Sandro, Pjanic, Rabiot, Khedira (Emre Can), Douglas Costa, Dybala (Higuain), Cristiano Ronaldo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?