FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus arrin akordin me Federico Chiesa-n, ja detajet

Federico Chiesa në sezonin e ri do të luajë me Juventusin. “Sky Sport” raporton se sulmuesi i Fiorentinës ka arritur një akord me bardhezinjtë për një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.

Kampionët e Italisë, me sa duket, kanë arritur të fitojnë garën me Interin, pasi edhe zikaltrit kishin shfaqur interes për Chiesa-n. Kartoni i sulmuesit do t’i kushtojë Juventusit gati 70 milionë euro.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo marrëveshje do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim. Drejtuesit e Juventusit, edhe pse ende nuk e kanë zyrtarizuar pasuesin e Massimiliano Allegrit, në merkato nuk po qëndrojnë duarkryq. Federico Chiesa është pjesë e Fiorentinës prej viti 2016 dhe në total ai numëron 122 ndeshje, teksa ka arritur të shënojë 22 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?