Juventus arrin akordin me yllin e Rusisë, tifoz i “Zonjës” që fëmijë

Juventusi nuk humbet kohë dhe arrin marrëveshjen me yllin e kombëtares ruse, Aleksandr Golovin. 22-vjeçari është pjesë e CSKA së Moskës dhe shihet si një talent tepër premtues.

“Sky Sport Italia” raporton se kampionët e Serisë A, kanë arritur marrëveshjen me përfaqësuesit e lojtarit, i cili ka qenë protagonist në fitoren e djeshme ndaj Arabisë Saudite duke dhënë 2 asist dhe duke shënuar 1 gol në fitoren 5-0.

Kohët e fundit për Golovin është interesuar edhe Arsenali, por drejtuesit e klubit bardhezi mesa duket janë treguar më të shkathët. “Mundësia për të marrë Golovin është më shumë se një mundësi”, u shpreh drejtori sportiv i Juventusit, Bepe Marota, në një prononcim për mediat disa ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që në mediat sociale është shpërndarë edhe një foto e Golovin me fanellën e Juventusit, kur ka qenë fëmijë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?