Juventus bën gati revolucionin në vetëm, dy yje të tjerë drejt largimit
Juventusi mund të bëjë një mini-revolucion në verë në mungesë të një kualifikimi për në kompeticionet europiane, gjithmonë nëse do të ketë dhe dënim nga UEFA. Vlahovic nuk është i vetmi në listën e largimeve të mundshme nga skuadra torineze.
Sipas Corriere dello Sport emra shumë të përfolur janë dhe Federico Chiesa si dhe Wojciech Szczesny. Sulmuesi i krahut dhe portierit nuk janë të pashitshëm. Skuadra bardhezi synon të nisë një projekt të ri duke u bazuar te talente si Fagioli, Miretti, Iling-Junior, Barbieri, Soule dhe ndoshta Kean.
Në skuadër pritet të qëndrojnë dhe veteranët Danilo, Bonucci, Bremer, Rugani, Alex Sandro, Locatelli, Kostic, Perin, Gatti, ndoshta Cuadrado dhe Pogba. I sigurt duket largimi i Di Marias dhe Paredes, që nuk dhanë atë që pritej. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

