Juventus “blindon” stadiumin, instalohen 16 kamera të reja  

Të shtunën në mbrëmje stadiumi “Allianz Stadium” pret super ndeshjen mes Juventusit dhe Napolit, një duel që ka jo pak tension duke parë rivalitetin mes të dyja skuadrave në vitet e fundit për titullin kampion. Skuadra torineze ka njoftuar se janë marrë masat për të shmangur të gjitha aktet e dhunshme apo sjelljet fyese.

 

Juventusi ka njoftuar se janë vendosur 16 kamera të tjera dhe mikrofonë të rinj për të përmirësuar vëzhgimin në çdo pjesë të stadiumit, duke e çuar sigurinë në nivelet më të larta.Në detaje, nga e shtuna në mbrëmje kundër Napolit, stadiumi do të ketë 7 kamera të reja full HD në zonat e hyrjes, dhe 9 Panomera me shumë fokuse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tetë prej këtyre të fundit, do të vëzhgojnë pjesët e tifozerive për të filmuar ndonjë ngjarje që ndodh në stadium dhe për të identifikuar përgjegjësit.  Mikrofonat e vendosur do të jenë në gjendje që të identifikojnë origjinën nga vijnë zëra për sulme të ndryshme verbale. Në sektorin lindor të stadiumit, janë vendosur detektorë të rinj metalikë për të lehtësuar hyrjen e publikut në stadium, e cila kryhet në nivelet më të larta të sigurisë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?