Juventus dhe Inter luftë të ftohtë për Lukakun

Romelu Lukaku është jashtë planeve të Mancester United dhe këtë e konfirmojnë edhe sinjalet e radhës. “Djajtë e kuq” udhëtuan drejt Norvegjisë, ku do të përballen në një miqësore me Kristiansund.

Solskjaer nuk përfshiu sërish Lukakun në listën e të grumbulluarve, duke qenë se belgu pati disa probleme fizike gjatë turneut në Azi. Përveç Interit, interes për Lukakun ka shfaqur edhe Juventus.

Drejtorët teknikë të të dy klubeve kanë nisur tashmë luftën për të siguruar shërbimet e belgut. Bardh e zinjtë nuk janbë futur në tratativë thjesht për t’i prishur punë Interit, por duket se kanë një interesim real për belgun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kamponët e Italisë janë të gatshëm të bëjnë një shkëmbim me Dybala, duke qenë se argjentinasi nuk pati shumë hapësira pas transferimit të Ronaldos. Nga ana tjetër, Inter po përpiqet që të bëjë një goditje të dyfishtë në Mancester, pasi kërkon edhe shërbimet e Darmian. Gjithësesi do ta marrim vesh shumë shpejt përfundimin e kësaj lufte, pasi merkato në Angli zyrtarisht mbyllet më 8 gusht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?