Juventus e ka seriozisht për Ronaldon, i ofron një pagë të çmendur
Ëndrra mund të bëhet realitet: Juventus e ka seriozisht për Cristiano Ronaldo. Ajo që në ditët e fundit duket si thjeshtë zëra merkatoje, tashmë ka filluar që të ketë tratativa konkrete.Agnelli dhe Marotta janë të bindur se për të triumfuar në Europë, kanë nevojë për një kampion si portugezi në skuadër dhe për këtë janë të gatshëm të bëjnë çmenduri, ndërsa kanë filluar të qarkullojnë edhe shifrat e para.
Bardhezinjtë kanë gati një ofertë rreth 100 milionë euro për Realin e Madridit dhe një kontratë 4-vjeçare me rreth 30 milionë euro në sezon, për Cristiano Ronaldon, që shikohet si lojtari ideal për të udhëhequr skuadrën drejt triumfit në Europë.Ideja e transferimit ka lindur gjatë negociatave me Jorge Mendesin, për transferimin e Joao Cancelos te bardhezinjtë, ndërsa tashmë palët raportohet të kenë avancuar shumë më tepër.
Kjo lëvizje duket jashtë të gjitha parametrave në Itali, pasi kujtojmë se paga më e lart është e Higuai me 7.5 milionë euro, por portugezi pritet të përfitojë 30 milionë euro në sezon. Juventus kërkon me çdo kush Championsin dhe është gati për të paguar shifra të çmendura. /Koha Jonë/


KOHA JONË SONDAZH

