Juventus fiton me “poker” golash ndaj Sampdorias (VIDEO)
Juventus rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A, duke marrë një sukses të 4-2 në “Allianz Stadium” kundër Sampdorias. Bremer do të zhbllokonte shumë shpejt ndeshjen në minutën e 11-të me një super gol me kokë.
15 minuta më vonë, Rabiot, sërish me kokë, shënon golin e dytë të Juventusit, që dha përshtypjes së e mbylli shpejt takimit, por nuk rezultoi kështu. Sampdoria do të barazonte shifrat vetëm në harkun e pak sekondave me Augellon dhe Djuricic, që do të përfitonin nga përgjumja e mbrojtjes torineze.
Juventusi, nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe pas shumë përpjekjesh rimerr epërsinë falë një super gol të Rabiot. 5 minuta më pas, bardhezinjtë fituan një penallti me Cuadradon, që do të gabohej nga Vlahovic. Në shtesën e ndeshjes talenti Soule do të realizonte golin e katërt.
KOHA JONË SONDAZH

