Juventus fiton pastër ndaj Cremoneses, “blindon” vendin e dytë (VIDEO)
Juventus merr një tjetër fitoret thjeshtë 2-0 në shtëpi ndaj Cremoneses dhe konsolidon pozitat në vendin e dytë në renditje me 69 pikë, 3 më shumë se Interi.
Skuadra bardhezi mori një lajm të hidhur pas dëmtimit të Pogba pas 24 minutash, teksa francezi ishte rikthyer titullar pas një kohe të gjatë. Në fillimin e pjesës së dytë, Fagioli shënoi super gol me një goditje të bukur në hyrje të zonës.
Në minutën e 69-të, Bremer do të realizonte golin e dytë me një goditje me kokë në zonë. Tashmë Juventus pret vetëm vendimin nga organet e drejtësisë, pasi në fushë është e shkëputur nga rivalët e tjerë për zonën Champions. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

