Juventus gati që të transferojë “armikun” e Ronaldos

Juventus nesër do të prezantojë blerjen e shekullit, Cristiano Ronaldon, por nuk do të ndalet këtu. Bardhezinjtë janë gati që të bëjnë sërish “pazar” në Madrid, por këtë herë te Atletiko.

Në shënjestër është vënë mbrojtësi Diego Godin, që ishte edhe në Botërorin “Rusi 2018” me kombëtaren e Uruguait. Godin ka një klauzolë me vlerën e 20 milionë eurove, shumë të cilën Juventusi është gati ta paguajë për të bërë të mundur që mbrojtësi 32-vjeçar të lërë Madridin për Torinon.

“Zonja e Vjetër” po kërkon të gjejë zëvendësuesin e mbrojtësit Daniele Rugani, që me shumë gjasa do të shkojë në Premier League, te Chelsea, duke parë ofertën e mirë që vjen nga Londra, ndaj Godin konsiderohet si ideal për ta zëvendësuar. Godin dhe Ronaldo shpesh herë kanë pasur duele të ashpra, por këtë herë do të jenë në të njëjtën skuadër, nëse bardhezintjë bindin Atleticon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?