Juventus gati të huazojë për një tjetër sezon sulmuesin polak
Arkadiusz Milik është gati të kthehet në Juventus dhe agjenti i tij Daëid Pantak pritet të finalizojë marrëveshjen sot në Torino. Sulmuesi polak i Marseille e kaloi sezonin e kaluar në huazim në Allianz Stadium, por klubi nga Torino nuk e ka aktivizuar zyrtarisht opsionin prej 7 milionë eurosh për të blerë, i cili skadoi më 10 qershor.
Sky Sport Italia konfirmon se rikthimi i Milik në Juventus është një punë e përfunduar dhe e vetmja gjë që mund të diskutohet janë detajet e shifrave.
Sipas Romeo Agresti të Goal.com, Juventus do të paguajë 7 milionë euro plus 2 milionë euro shtesë. Milik ka shënuar 9 gola në 41 ndeshje për Juven në sezonin 2022-2023.
KOHA JONË SONDAZH

