Juventus kërkon mbrojtësin e kampionëve të Europës
Juventus kërkon një përforcim për mbrojtjen, që sezonet e fundit ka qenë pika e dobët e skuadrës së trajnerit Massimiliano Allegri. Sipas “Mundo Deportivo”, skuadra italiane ka hyrë në bisedime për të sjellë në Serie A mbrojtësin spanjoll Aymeric Laporte, që aktualisht luan me Manchester City.
29-vjeçari ka ende edhe dy vite kontratë me kampionët e Europës dhe Anglisë, por sezonin e fundit është aktivizuar shumë pak: 24 ndeshje në total, 12 në Premier League.
“Qytetarët” janë shprehur të gatshëm për ta lënë të lirë, por kërkojnë rreth 30 milionë euro. E përditshmja spanjolle shprehet se kontaktet e para panë nisur. Bardhezinjtë synojnë ta marrin spanjollin në formë huazimi me të drejtë blerje pas një viti, për një shumë në total që nuk i kalon 20 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

