Juventus kërkon të rinovojë kontratën me Adrien Rabiot

Juventus do të nisë së shpejti negociatat për rinovimin e kontratës së Adrien Rabiot. Pasi u rinovua për një sezon qershorin e kaluar, mesfushori francez konfirmoi se sa i rëndësishëm është në skuadër dhe tani, klubi është gati të fillojë një diskutim të ri me agjentin e tij në lidhje me zgjatjen e kontratës.

Ideja e Juventusit është që të rinovojë kontratën e Rabiot për një ose dy sezone. Juventus gjithashtu kërkon që francezi të ulë pagën e tij. Dalja pozitive me doping e Pogba-s ka komplikuar së tepërmi gjendjen e mesfushës së bardhezinjve, teksa alternativat janë të pakta, ndaj dhe qëndrimi i Rabiot duket i domosdoshëm për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?