Juventus merr “po” nga dy yje, por duhet të gjejë akordin dhe me klubet

Juventus është duke punuar për goditjet e merkatos në sezonin e ri. Dy objektivat kryesorë janë Sergej Milinkovic-Savic dhe Nicolo Zaniolo, me të cilët ka një marrëveshje paraprake.

Të dy lojtarët i kanë thënë po ofertës së Juventusit për të nisur një aventurë të re në kampin bardhezi. Megjithatë, marrëveshja verbale është vetë mes lojtarëve dhe drejtuesve, por jo mes Juventusit dhe klubeve.

Bardhezinjtë po punojnë për të gjetur një zgjidhje sa më parë për të finalizuar tratativat. Si Savic dhe Zaniolo janë prej kohësh në orbitën e Juventusit, por këtë verë duket se janë më pranë se kurrë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?