Juventus, Mesut Ozil, pasues i mundshëm i Tevez e Vidal

Mesut Ozil shihet si goditja e madhe e Juves në merkaton e verës. Fanella me numër 10, që mbahej veshur nga Carlos Tevez, tashmë pjesë e Boca Juniors në Argjentinë, mund t’i kalojë mesfushorit gjerman të Arsenalit.

E përditshmja “TuttoSport”, gazetë shumë pranë klubit bardhezi,  zbulon se 26-vjeçari preferohet më shumë se Oscar dhe Isco. Tre janë motivet që të bën të mendosh se Ozil do të jetë pjesë e Juves sezonin e ardhshëm.  Motivi i parë ka të bëjë me praninë e Sami Khedirës te bardhezinjtë. Të dy kanë luajtur me Real Madrid, por edhe në kombëtaren gjermane. Masimiliano Allegri duhet thënë se Ozil e kërkoi me ngulm te Milani para dy sezonesh. Ai shihet edhe si pasues i Vidal, i cili ashtu si Tevez, pritet të largohet gjatë verës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?