Juventus mund Leccen dhe forcon pozitat për zonën Champions, fiton dhe Atalanta (VIDEO)
Juventus është rikthyer në rrugën e fitoreve në Seria A, teksa sot ka triumfuar 2-1 ndaj Lecces. Skuadra torineze bën detyrën në “Allianz Arena” duke marrë 3 pikë që mund të vlejnë shumë në betejën për një vend në zonën Champions.
Në minutën e 15-të, Leandro Paredes do të gjente golin e parë me fanellën bardhezi, duke ekzekutuar në perfeksion një goditje dënimi nga distanca. Lecce nuk dorëzohet dhe në minutën e 37-të arrinqë të gjente golin e barazimit, me Ceesay që do të kthente në gol një 11-metërsh.
Gëzimi i tyre zgjati vetëm 3 minuta, pasi Vlahovic do të shënonte një super gol me një kthesë të bukur në zonës. Më tej në pjesën e dytë, Lecce ju afrua shumë golit të barazimit, ndërkohë që edhe Juventusi shpërdoroi shanse shënimi. Juventus tashmë ngjitet në kuotën e 63 pikëve, 2 më shumë se Lazio.
Atalanta mban gjallë shpresat për zonën evropiane, teksa sonte mposhti 3-2 Spezian. De Roon, Zappacosta dhe Muriel ishin autorët e golave, teksa në të tretin asistin e dha Gjimshiti. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

