Juventus mund në “frymën e fundit” Lokomotivën, Douglas Costa dhuron spektakël (VIDEO)

Juventus ka arritur që të marrë një fitore të vuajtur 2-1 në transfertën ndaj Lokomitivës së Moskës.

Skuadra bardhezi e nisi mjaft mirë ndeshjen duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 4-t. Cristiano Ronaldo ekzekutoi një goditje dënimi, që nuk do ta ndalej në mënyrën e duhur nga portieri Guilherme, duke i dhënë mundësinë Ramsey-it që ta shtynte topin në rrjetë. Uellsiani në këtë mënyrë i rëmbeu autorësinë e golit shokut të tij.

Skuadra ruse do të kundërpërgjigje menjëherë me Aleksey Miranchuk në minutën e 12-të, teksa do të godiste fillimisht shtyllën dhe më pas do të realizonte me portën e boshatisur. Juventus më tej kërkoi me ngulm golin e avantazhit, por Cristiano Ronaldo do të dnalej nga disa mrekulli të portierit të vendasve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fraksionin e dytë Sarri hedhë në fushë edhe Bentancur e Douglas Costa për t’i dhënë më shumë shpejtësi aksioneve sulmuese. Dybala ndërkohë zuri vendin e Ronaldos në 10 minutat e fundit, por portugezi nuk e priti aspak mirë këtë zëvendësim. Në minutën e dytë shtesë, Douglas Costa dhuron spektakël duke dribluar tuajse të gjithë ekipin kundërhstarë dhe më pas e dërgon topin në rrjetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?