Juventus ndalet ndaj Fiorentinës, bën shumë pak për 1 pikë (VIDEO)

Juventus nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 0-0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e javës së tretë. Skuadra bardhezi bëri shumë pak për të merituar më shumë se një pikë, ndërkohë që vjollcët ishin shumë kërkues.

 

Në pjesën e parë Fiorentina është dominuese, duke krijuar mundësi të mira shënimi dhe duke vendosur në vështirësi skuadrën torineze që vuan shumë temperaturat e nxehta në “Artemio Franchi”. Douglas Costa rezistoi vetëm disa minuta në fushë, ndërkohë që në fundin e 45 minutave të para la fushën edhe Pjanic. Ribery ishte vazhdimisht një problem i madh për mbrojtjen e kampionëve të Italisë, ndërkohë që në krahun tjetër Ronaldo dhe Higuain ishin në hije.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fraksioni i dytë dominimi i vjollcëve vijoi me raste të tjera shumë të mira shënimi, por Fiorentina nuk ka një sulmues që të konkretizojë rastet në zonën e kundërshtarëve. Danilo u largua nga fusha gjithashtu i dëmtuar në mesin e pjesës së parë, ndërkohë që në fundin e ndeshjes Khedira humbi një mundësi të mirë 10 minuta nga fundi, pasi nuk mundi të gjente Ronaldon. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?