Juventus nxjerr në shitje Vlahovic dhe disa nga yjet

Placeholder Image

Në shtëpinë e Juves vijojnë punën për sezonin e ri. La Gazzetta dello Sport shkruan se askush në radhët e “Zonjës së Vjetër” nuk është i paprekshëm, përfshi këtu edhe Paul Pogba, madje shpresojnë që nga Arabia Saudite të vijë ndonjë ofertë e mirë për francezin.

Prej kohësh drejtuesit e klubit janë të hapur për oferta të ndryshme që mund të vijnë për dy nga yjet e ekipit, Dusan Vlahovic dhe Federico Chiesa.

Sulmuesi serb ka disa admirues në qarkullim, mbi të gjitha në Premier League, ndërsa Bayern Munich e ka kthyer në plan B pasi janë të përqendruar për të mbyllur marrëveshjen me Harry Kane. Juventus kërkon 70 milionë euro për Vlahovic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se largohet Dusan Vlahovic, me shumën që do të përfitojnë, Juve do të tentojë të afrojë në Torino, Rasmus Hojlund. Për sulmuesin e Atalantas ka konkurrence pasi ekipi si Man.United janë të gatshëm të investojë 60 milionë euro. Në lidhje me merkaton në hyrje, Juve rinovoi me Rabiot deri në 2024 ndërsa janë në pritje të Weah.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?