Juventus pa pjesëmarrjen në Champions do të sakrifikojë bomberin serb
Juventus mund të ketë pasoja të mëdha nëse nuk do të luajë në Champions në sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë do të detyrohen të shesin sulmuesin e tyre kryesor, Dusan Vlahovic
Sipas të përditshmes “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi serb është një prej dëshirave të katër ekipeve europiane. Në gjurmët e 23-vjeçarit janë klube si Bayern Muchen, Chelsea, Newcastle United dhe Manchester United.
Juventusi do ta linte të lirë ish-sulmuesin e Fiorentinës për një shumë prej 60-70 milionë euro. Vlahovic ka një kontratë që e mban të lidhur me “zonjën e vjetër” deri në vitin 2026.
Në 39 paraqitje në të gjitha kompeticionet, Vlahovic ka arritur të realizojë vetëm 13 gola, duke qenë shumë lartë formës kur ishte pjesë e “vjollcëve”.
KOHA JONË SONDAZH

