Juventus “piketon” Pogba, por do të shesë 5 yje këtë verë
Juventus është gati për të transferuar Paul Pogba gjatë kësaj vere, por po mendon edhe për merkaton në dalje, teksa në listën e largimeve janë plotë 5 futbollistë. Francezi nuk është i lumtur në Manchester dhe është gati të rikthehet sërish në itali, atje ku nisi hapat e parë në futbollin evropian.
“Corriere dello Sport” raporton se Pogba nuk e ka fshehur dëshirën që të ribashkohet me skuadrën torineze, teksa “Sportsmail” shkon dhe më tej duke theksuar që kampionët e Italisë do të shesin plotë 5 futbollistë.
Mattia Perin- Nuk është i kënaqur me rolin si portier i dytë në skuadër dhe me shumë mundësi do të transferohet te Roma, atje ku mund të jetë protagonist si portier i parë.

Joao Cancelo- E nisi mjaft mirë sezonin, por e mbylli shumë keq, duke humbur rolin e titullarit. Forma e tij në rënie ka bërë që drejtuesit të mendojnë një shitje të mundshme të tij. Manchester City është gati që ta blejë për shifrën e 50 milionë eurove, por gjithçka do të varet nga e ardhmja e Pep Guardiolës.

Douglas Costa- Pas një sezoni të dështuar, shoqëruar me shumë dëmtime, duket se e ardhmja e tij do të jetë larg ekipit torinez. Një ofertë mbi 50 milionë euro, do të ishte e mjaftueshme.

Juan Cuadrado- Kolumbiani nuk është rikthyer në formën më të mirë pas dëmtimit të rëndë. Me shumë mundësi mund të rikthehet te Fiorentina dhe të jetë pjesë e operacionit me Chiesa-n.

Mario Mandzukic- Futbollisti më i “përkëdhelur” i Allegrit, tashmë do ta ketë shumë të vështirë për të gjetur hapësira ndaj një largim i mundshëm drejt Dortmundit, që ka shfaqur interes, mund të jetë zgjedhja më e mirë për të. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

