Juventus projekton të ardhmen në mesfushë, ja 7 yjet që kërkon (FOTO LAJM)
Juventusi pritet që të bëjë lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës në repartin e mesfushës. Trajneri Alegri në jo pak rast është gjendur në vështirësi nga mungesat e shumta, dhe nga fakti se mungon kualiteti.
Kedira pritet që të largohet në Amerikë në fund të këtij sezoni, ndërkohë që Markizio, Sturaro janë zgjedhje të dyta. Bentakur është një alternativë e mirë për të ardhmen, por për momentin duhen dy përforcime të rëndësishme për të përballuar tre kompeticione.
Më poshtë mund të shihni listën e përforcimeve të mundshme të hartuar nga mediat italiane:
Milinkovic Savic (Lazio)

Emre Can (Liverpool)

Adrien Rabiot (Psg)
Moussa Dembele (Tottenham)

Aaron Ramsey (Arsenal)

Lorenzo Pellegrini (Roma)

Bryan Cristante (Atalanta)

KOHA JONË SONDAZH


