Juventus punon për blerjet falas, synon 3 lojtarë nga United

Ashtu siç ka ndodhur edhe në vitin e fundit me Rabiot dhe Ramsey, Juventus është gjithmonë i vëmendshëm sa i përket futbollistëve me parametra zero. Gazeta britanike “The Mirror”, raporton se klubi bardhezi është duke punuar në këtë strategji edhe për verën e ardhshëm, teksa nën vëmendje janë tri futbollistë të Manchester United.

 

Bëhet fjalë për David De Gea, i cili ishte shumë pranë rinovimit të kontratës, por deri më tani nuk ka firmosur asgjë. Dy emrat e tjerë që po ndiqen me interes janë Eric Baily dhe Nemanja Matic. Të tre mbyllin kontratën me “Djajtë e Kuq” verën e ardhshme dhe mund të nisin bisedimet me klube të tjera duke filluar nga muaji janar. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?