Juventus revolucion në verë, ëndrra e madhe e Alegrit është Milinkoviç Saviç
Juventus do të bëjë një revolucion të vërtetë gjatë kësaj vere, duke bërë shumë largime dhe afrime. Bufon, Lishtajner, dhe Asamoah kanë konfirmuar zyrtarisht largimin nga bardhezinjtë, ndërkohë me shumë mundësi ata do të shoqërohen nga Mandzukiç, Kedira, Aleks Sandro dhe Markizio, të cilët duken të destinuar për të gjetur një tjetër ekip. Kaldara dhe Spinacola janë afrimet e deri tanishme nga huazimi te Atalanta, por pritet që të shoqërohen edhe nga 5 blerje të tjera.
Gazeta italiane“Corriere dello Sport” shkran se ëndrra e trajnerit të kampionëve të Italisë është Sergej Milinkoviç-Saviç. Për transferimin e yllit serb do të duhen 80-100 milionë euro, një shifër që mund të përfitohet nga shitja e Aleks Sandros te Junajtid për 60 milionë euro, dhe nga ndonjë lojtarë tjetër. Ai është dëshira më e madhe e trajnerit Alegri për sezonin e ri, pasi kërkon të ndërtoj një mesfushë shumë kualitative.
Për momentin është konfirmuar afrimi i Emre Çan, i cili vjen me parametra zero nga Liverpuli, pas finales së Ligës së Kampionëve. Pelegrini, Kristante ose Bonaventura mund të zëvendësojnë Kedirën, në rastin në të cilin gjermani vendos të provojë përvojën e Premier League. Juventusi mund të vendosë për të privohet edhe nga Higuain për të sjellë në Torino spanjollin Morata. Formula do të ishte ajo e një huazimi të vështirë, me shpengim të detyrueshëm, por me kalimin e kohës.
Një revolucion i vogël nuk përjashtohet as në mbrojtje, ku Benatia nuk është e sigurt të qëndrojë. Në rast të një shitjeje, Juventusi mund të marrë Godin nga Atletiko Madrid.
KOHA JONË SONDAZH

