Juventus uron në mënyrë të veçantë Napolin për titullin

Në përfundimin e takimit midis Udineses dhe Napolit, ekipet italiane nuk u kursyen të komplimentojnë këta të fundit për titullin kampion të arritur pas 33 vitesh pritje. Nuk mund të mungonte një mesazh nga Juventusi për kampionët në fuqi.

“Duke pasur parasysh komplimentet e shumta të marra në vitet e fundit, nuk mund të mos e bënim këtë. Urime Napolit për fitimin e titullit të tretë kampion”, shkruhej në faqen zyrtare të Juventusit në Twitter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?