Juventus zbardh listën e Championsit, lë jashtë dy emra të njohur
Maurizio Sarri ka ndarë mendjen për listën e futbollistëve që do të federojë për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke sakrifikuar dy emra të rëndësishëm të skuadrës.
Bëhet fjalë për Mario Mandzukic dhe Emre Can, dy futbollistë që janë lënë jashtë kësaj liste dhe nuk do të kenë mundësi të luajnë me fanellën bardhezi në ndeshjet e Championsit, të paktën deri në muajin janar.
Rregullorja e UEFA-s lejon federimin e 25 futbollistëve, por 4 prej tyre duhet të jenë rritur në ekipet zinxhir të klubit që përfaqësojnë dhe Juventus kishte vetëm një emër të tillë, Pinsoglion, ndaj dorëzoi një listë me vetëm 22 lojtarë.
Lista e plotë:
KOHA JONË SONDAZH

