Juventus zbulon një Higuain të ri, i kudondodhur dhe në shërbim të CR7-ës

Gonzalo Higuain duket se po përjeton një transformim të madh në karrierën e tij futbollistike. Edhe pse tashmë në moshën 31-vjeç, “El Pipita” ka luajtur shumë vite në nivele të larta dhe synon rikthimin në formën e tij më të mirë pas aventurës së dështuar te Milani dhe Chelsea. Ishte i pari në listën e largimeve gjatë këtij sezoni te Juventusi, por ai zgjodhi që të qëndronte dhe të luftonte për një vend titullari, madje edhe duke pranuar edhe ndërrimin e numrit të fanellës nga 9 në 21. Nga një “vrasës” në zonë është kthyer në një futbollist që mbulon shumë role.

 

Higuain të luajë fyese pas disa minutash përpara

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke parë ndeshjen e tij të parë, një aksion përsëritet në vazhdimësi. Higuain niset nga pozicioni klasik i sulmuesit qendror, kthehet me shpinë drejt portës dhe sposon lojën në krahë. Më veprimin e tij favorizonte lojën e Ronaldos, i cili lëvizte nga pozicioni në krahun e majtë për në qendër, ndërkohë që edhe Matuidi dhe Khedira kishte aftësi të mira me inkursione në zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së dyti, ka edhe katër nga lojtarët më të përparuar të Pipita

Kushdo që ka parë sintezën e ndeshjes mes Parmës dhe Juventusit, është habitur nga sakrifica e sulmuesit argjentinas, i cili ka luajtur në një pozicion shumë të tërhequr. Ky mund të jetë edhe çelësi i suksesit për të ardhmen, pasi aftësitë për të dialoguar me futbollistin më të rëndësishëm të ekipit e bën atë një titullar të padiskutueshëm në sezonin e ri.

Goli i topit më të mirë të krijuar nga Higuain për Ronaldo kundër Parma

“Gazzetta dello Sport” ka publikuar një hartë me prekjet e topit që ka bërë Higuain në sfidën e fundit ndaj Parmës, teksa bie në sy fakti që ka qenë i pranishëm thuajse në çdo pjesë të fushës. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Prekjet e tij të topit në Parma-Juve (Opta)

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?