Juventus zyrtarizon “divorcin” me Angel Di Marian

Angel Di Maria nuk është më një futbollist i Juventusit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi bardhezi me anë të një postimi në faqen zyrtare.

“Rrugët e Angel Di Maria dhe Juventusit ndahen pas një sezoni”, shkruhet në postimin e “Zonjës së Vjetër” që më pas bën edhe një përmbledhje të aventurës së tij në Torino.

Ylli argjentinas u transferua te Juventusi më 22 korrik, pas eksperiencës së tij të gjatë te PSG. Angel Di Maria me fanellën bardhezi arriti të realizonte 8 gola, ku e gjeti rrugën e rrjetës që në ndeshjen e tij debutuese ndaj Sassuolos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai zhvilloi në total 40 ndeshje, ku ishte një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës, në një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?