Juventusi bie në Como, pëson humbjen e parë sezonale

Juventusi pëson disfatën e parë të sezonit, duke u mposhtur 2-0 në transfertë ndaj Comos në ndeshjen e drekës të javës së shtatë të Serie A. Skuadra e drejtuar nga Fabregas godet menjëherë në minutën e 4-t, kur Kempf përfiton nga një asist perfekt i Nico Paz dhe shënon nga afër, duke mposhtur portierin Di Gregorio.

Bardhezinjtë reagojnë menjëherë dhe krijojnë disa raste të mira, por mungesa e qartësisë në sulm i pengon të jenë vërtet kërcënues për portën e Butez. Në fundin e pjesës së parë, goli i David që mund të sillte barazimin anulohet nga arbitri Ayroldi për pozicion jashtë loje të Koopmeiners në aksionin paraprak.

Në pjesën e dytë, Juventusi rrit ndjeshëm presionin dhe e zhvendos lojën në gjysmën fushës kundërshtare, por përplaset vazhdimisht në murin mbrojtës të Comos, të drejtuar me mjeshtëri nga Fabregas. Në minutën e 79-të, bardhezinjtë ndëshkohen përfundimisht në kundërsulm nga një gol spektakolar i Nico Paz, i cili vulos fitoren 2-0 për vendasit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë rezultat, Como kap Juventusin në kuotën e 12 pikëve, ndërsa skuadra e Tudor rrezikon të kalohet nga Atalanta dhe Bologna. Situata bëhet edhe më e vështirë, pasi pas tre ditësh i pret përballja me Real Madridin në “Santiago Bernabéu”.

Swiss Digital Mobile Reklama
COMO-JUVENTUS 2-0 | HIGHLIGHTS | Nico Paz breaks Juve with an assist and a goal | SERIE A 2025/26

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?