Juventusi hidhet në sulm për super talentin shqiptar
Juventusi po investon shumë dhe në sektorin e të rinjve, me lojtarë që premtojnë për të ardhmen. Njëri prej tyre mund të jetë dhe Stiven Shpendi, sulmuesin e ri shqiptar, që sezonin e kaluar shkëlqeu në Serie C, kategorinë e tretë italiane.
Në kampionatin e parë si titullar, 20-vjeçari realizoi 12 gola me Cesena-n, duke e ndihmuar klubin të luftonte deri në fund si në kampionat, ashtu edhe në fazën play off për të siguruar ngjitjen një kategori më lart.
Përveç Juventusit, Shpendi kërkohet edhe nga Sassuolo, një prej skuadrave të Serie A që njihet për punën e mirë me lojtarët e talentuar. Për të fituar konkurrencën, bardhezinjtë janë të gatshëm të paguajnë kartonin e futbollistit, që në merkato vlerësohet 2 milionë euro.
Edhe pse kosto financiare cilësohet e konsiderueshme, plani i Juventusit është që ta blejë 20-vjeçarin shqiptar, për ta aktivizuar fillimisht në ekipin e dytë.

KOHA JONË SONDAZH

