Juventusi i gëzohet Vlahovic dhe Pogba, por humbet De Sciglion

Juventusi nuk fitonte që nga 1 prilli. Bardhezinjtë regjistronin në kampionat në katër ndeshjet e fundit 3 humbje dhe një barazim, ndërsa dje regjistruan 3 pikët që në ndeshjen e parë të muajit maj.

Tekniku i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri gjeti dje një Dusan Vlahovic që nuk shënonte në Serie A që nga muaji shkurt. Nga ana tjetër, Leandro Paredes realizoi golin e parë për Juventusin, edhe pse e ardhmja e tij në Torino është e pasigurt pasi është një lojtar i huazuar.

Një paraqitje të mirë bëri dhe Paul Pogba në 20 minutat e fundit duke qenë deçiziv në disa aksione. Mesfushori francez u shfaq i rrezikshëm në repartin ofensiv duke fituar dhe një goditje dënimi në limitet e zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes këtyre rikthimeve të rëndësishme, Massimiliano Allegri duhet të mendojë dhe për Mattia De Sciglion. 30-vjeçari do t’i nënshtrohet në ditët në vijim një operacioni pasi dëmtoi ligamentin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?