Juventusi largon më në fund Arthur Melo-n, gati firma me Fiorentinën

Arthur Melo është më pranë se kurrë largimit nga Juventusi. Mesfushori brazilian nuk do të ndryshojë kampionat, por do të qëndrojë në Serie A ku do të nisë një aventurë të re me Fiorentinën.

Klubet kanë arritur një marrëveshje totale dhe gjithashtu lojtari ka rënë dakord me Fiorentinën. Ai do të transferohet në Firenze në formë huazimi për 2 milionë euro me të drejtë blerjeje për 20 milionë euro të tjera.

Kështu, Juventusi largon një nga lojtarët që e kishte nxjerrë në merkato prej kohësh. Sezonin e fundit Arthur u huazua te Liverpooli ku pothuajse nuk u përdor fare nga Jurgen Klopp.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?