Juventus largon Openda-n te Lyon, zbulohen detajet e marrëveshjes
Teksa Juventusi vijon kërkimet për një sulmues të ri për sezonin e ardhshëm, bardhezinjtë kanë liruar një vend në skuadër duke huazuar Lois Opendan.
Sulmuesi belg, i cili iu bashkua klubit torinez në verën e vitit 2025, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë. Ai pati vështirësi të gjente vazhdimësi në paraqitje dhe nuk siguroi hapësirën e dëshiruar në skemat e trajnerit Luciano Spalletti, i cili nuk e konsideron më pjesë të projektit të tij.
Openda do të transferohet në Francë, ku do të luajë me Olympique Lyon në formulën e huazimit të thjeshtë. Juventusi dhe Lyoni kanë mbyllur marrëveshjen, e cila parashikon një huazim me vlerë rreth 3 milionë euro, ndërsa paga e lojtarit do të mbulohet plotësisht nga klubi francez.
Firma zyrtare pritet të hidhet në orët në vijim. Pas largimit të Opendës, Juventusi do të përqendrohet te afrimi i një qendërsulmuesi të ri, me Randal Kolo Muani që mbetet objektivi kryesor i bardhezinjve.
KOHA JONË SONDAZH

