Juventusi nervozon Ajaxin, bardhezinjtë tani “kanë frikë” nga Barcelona
Në Itali kanë filluar të shqetësohen për transferimin e De Ligt. Juventusi kërkonte që të mbyllte që këtë javë transferimin e talentit holandez, për të shmangur bashkimin e tij me Ajax ditën e hënë për fazën përgatitore.
Bardhezinjtë i frikësohen një ofensive në orët e fundit të Barcelonës, që mund të tentojë me një ofertë prej 75 milionë eurosh për të bindur Ajaxin, ndërkohë që ekipi italian deri më tani ka ofruar 10 milionë më shumë.
Gazeta katalanase “Sport” raporton se Ajax është nervozuar nga fakti që Juventusi ka arritur një marrëveshje me De Ligt, pa pasur një akord paraprak me klubin holandez. Në realitet bardhezinjtë kanë arritur një marrëveshje totale me futbollistin, i cili do të përfitojë 12 milionë euro në sezon në kontratë 5-vjeçare, ndërkohë që edhe agjenti Raiola do të përftiojë 11 milionë euro si shpërblim.
Ajax për momentin ka oferta më të mira nga Barcelona dhe PSG ndaj dhe negociatat për momentin janë komplikuar. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

