Juventusi s’di të fitojë më, Milik e shpëton nga humbja ndaj Bolognës (VIDEO)
Juventus nuk di të fitojë më në Seria A. Skuadra bardhezi nuk mundi të shkojë përtej një barazimi 1-1 në transfertën ndaj Bolognës, duke shkuar në 4 ndeshje pa fitore (3 humbje, 1 barazim).
Orsolini do të kalonte vendasit në avantazh që në minutën e 10-të me një penallti të fituar po vetë nga ai. Milik kishte shansin që ta imitonte në minutën e 31-të, por sulmuesi polak do të gabonte nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë, Allegri bën ndryshime në formacion, që do të ndryshonin dhe lojën e bardhezinjve. Milik do të korrigjonte gabimin duke shënuar një gol të bukur me kthesë në minutën e 61-të. Pavarësisht rasteve të mira nga të dyja skuadra, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Juventusi mbetet në vendin e tretë me 60 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

