Juventusi sfidon sonte Lazion pa Allegrin, por ai ka një bilanc pozitiv

Juventusi do të përballet në mbrëmjen e sotme ndaj Lazios. Bardhezinjve do t’i duhet të bëjnë në këtë takim pa teknikun Massimiliano Allegri i cili është në gjendje gripale dhe nuk do të udhëtojë drejt kryeqytetit.

Vendin e trajnerit 55-vjeçar do ta zërë zëvendësi i tij, Marco Landucci. Ky i fundit e ka drejtuar Juventusin edhe në disa ndeshje të mëparshme ku bilanci i tij nën drejtimin e “zonjës së vjetër” është vërtet interesant.

Bardhezinjtë nën drejtimin e Landuccit arritën të bënin përmbysjen e çmendur ndaj Romës në “Olimpico” me shifrat 4-3 sezonin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, ai drejtoi bardhezinjtë në fitoren ndaj Sampdorias në Kupën e Italisë para një sezoni ku triumfuan me shifrat 4-1, por do të humbiste 1-0 ndaj Monzës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?