Juventusi tundon Lazion për Milinkovic-Savic, i ofron një lojtar dhe para

Juventus nuk heq dorë nga Sergej Milinkovic-Savic dhe duket se po mendon seriozisht që të bëjë një ofertë joshëse, që mund të pëlqehet shumë nga Maurizio Sarri, sipas mediave italiane.

Po flasim për Dejan Kulusevski, suedez i lindur në vitin 2000 sot te Tottenham. Spurs, duke pasur parasysh lamtumirën e Antonio Conte-s, nuk duket se janë të gatshëm ta ushtrojnë të drejtën e blerjes së lojtarit me çmimin e rënë dakord prej 35 milionë eurosh.

Përveç suedezit, Juventus mund të përfshijë edhe një shumë parash, për të bindur presidentin e bardhekaltërve që të japë dritën jeshile shitjes. Kulusevski është i interesuar, duke pasur parasysh rolin kryesor që mund të luante. Juventusi është gati për goditjen vendimtare për serbin, që këtë herë mund të lihet i lirë nga Lotito.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?