Ka 13 vite që jep informacione, Bayerni në kërkim të “spiunit”

Sherri Mane-Sane nxori edhe një herë në pah një problem që shqetëson këtë klub prej afro 13 vitesh. Nuk është më një sekret që në shtëpinë e Bayern ekziston një “spiun”, një informator që nxjerr në media gjithçka ndodh në dhomat e zhveshjes. Informacionet që dalin për Bild janë të detajuara, ashtu siç ndodhi edhe këtë herë.

“Do të ishte bukur që gjërat që ndodhin në dhomat e zhveshjes të qëndrojnë aty”, kështu u shpreh Thomas Tuchel pasi sherri Sane-Mane u bë publik.

Tuchel është i fundit që vuan këtë problem, për këtë çështje u ankua jashtëzakonisht shumë Nagelsmann, madje një moment stafi nisi të dyshojë edhe tek ai për shkak të lidhjes që ka me një ish gazetaren e Bild.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nagelsmann nuk u ankua vetëm për nxjerrjen e informacioneve të tilla, por deri tek skemat taktike. Këtë problem në Mynih e kanë vuajtur edhe trajner të mëdhenj si Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?